Pakujdesia e 23-vjeçarit
Një aksident tronditës ka ndodhur në Britani,
ku një 15-vjeçare ka humbur jetën teksa ishte në makinë me kushëririn e saj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë rrugës nga Manchester drejt Lancashire,
teksa shkaktar i aksidentit ka qenë pikërisht kushëriri 23-vjeçar.
Makina me të cilën vajza dhe djali po udhëtonin doli nga rruga, duke u përplasur me barierat e rrugës. Plagët kanë qenë fatale për të miturën, teksa 23-vjeçari ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, për shkak se u hodh teksa makina ishte në lëvizje.
Ngjarja është filmuar nga një kamer brenda automjetit, dhe tregon të riun duke thithur një tullumbace të mbushur me oksid azoti dhe duke parë telefonin e tij.
Advertisements
Shoferi kërcen me muzikë, teksa vozit pa duar në timon dhe duket se qesh, ndërsa një moment i tretë e tregon atë duke përdorur telefonin e tij, ndërsa dora e tij e dytë shtrëngon si timonin ashtu edhe tullumbacen.
VIDEO FROM MAILOnline