Një ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë
është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.
Ka qenë një qytetar që po shkonte për të ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë.
Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajetë të 34-vjeçarit, i varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit.
Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç, banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve.
Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.