Në spektaklin e natës së mbrëmshme, banori i “Big Brother Vip” Meriton Mjekiqi shfaqi probleme shëndetësore duke thënë se nuk ndihej mirë.
Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi,
moderatori Ledion Liço i kërkoi të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.
Por tashmë raportohet se Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Ai ka qëndruar për rreth dy orë ku u është nështruar të gjithë ekzaminimeve. Megjithatë mbetet e paqartë se çfarë shqetësimi shëndetësor kanë konstatuar mjekët.
Mesa duket, për fat të mirë nuk ka patur asgjë serioze, pasi ai është rikthyer sërish në shtëpinë e BBV.