Vesa Vllasaliu u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo për më shumë se një muaj ka shprehur shumë nga jeta e saj, ajo sidomos u komentua shumë për rastin me shoqen e ngushtë, të cilën e akuzoi se ia kishte marrë burrin.
Menjëherë pas daljes nga show, bukuroshja nga Gjilani bëri një intervistë për Prive. Mes tjerash u pyet nëse do ta shikoj intervistën e shoqes së saj, Edonës.
“A je e interesuar për me dit çfarë ka thënë Edona në intervistën që e ki parë pak si titull në intervistën që e ki parë brenda”, ishte pyetja.
“As që e kam ndërmend ta shoh”-shprehet Vesa