Produksioni i Big Brother VIP vendosi të përjashtonte sot Egla Cenon,
një vendim që erdhi pas incidentit të rëndë të ndodhur
pas prime-t të mbrëmshëm, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit.
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni,
mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë,
gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë,
mos bini pre e provokimeve, sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.
Ndërkohë kujtojmë se ende pritet një vendim për kundërshtarët e Eglës në Lojë, për çiftin Ilnisa-Meriton.