Fituesi i BBV Kosova 2, Lumbardh Salihu dhe partnerja e tij, po ashtu një ish-banore e BBV, Kader Kicaj, duket se janë rikthyer sërish së bashku, edhe pse disa javë më parë bën “lëmsh” rrjetin.
Dyshja nxitit aludime për ndarje pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, si edhe fshinë të gjitha fotot e përbashkëta.
Por mesa duket çifti tashmë janë sërish bashkë. Ka qenë fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 që ka ndarë një imazh të bukuroshes në InstaStory, ndërsa krahas saj shkuan “Zemra!”
Kjo ka lënë të kuptohet se ata janë bashkë sërish pasi edhe kanë filluar të ndiqen në Instagram.
Kujtojmë se Kaderi dhe Lumbardhi nisën romancën e tyre brenda Big Brother VIP Kosova. Kaderi u eliminua nga gara disa javë para finales së BBV Kosova , ndërsa Lumbardhi arriti finalen dhe doli fitues i edicionit të dytë.