Një nga djemtë e “Për’puthen” është pezulluar
nga programi pasi u shfaq një video e tij në club.
Bëhet fjalë për Aurelin i cili shfaqej me një vajzë tjetër
jashtë programit teksa kalonin momente të afërta në një club.
Vajzat kërkuan që Aureli të tregojë të vërtetën, megjithëse ky i fundit në asnjë moment nuk e pranoi.
Ai u shpreh se vajza është thjesht e njohura e tij, me të cilën nuk ka asnjë marrëdhënie, përpos shoqërisë.
Konkurrenti u pezullua nga “Për’puthen” deri në një njoftim të dytë, pas sqarimit të ngjarjes.