18-vjeçari shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu
, ishte mes tre personave që humbën jetën pas një shpërthimi të ndodhur më 18 nëntor në një fabrikë fishekzjarresh në Itali.
Ndërkohë, një person ka rënë në pranga deri më tani.
Punzo Pasquale, 38 vjeç akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat ai i ka mohuar gjatë seancës gjyqësore.
Punzo Pasquale dyshohet të jetë personi që shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse.
Samueli, i cili ndërroi jetë në ditën e parë të punës, bashkëjetonte me partneren e tij 17-vjeçare në Ponticelli dhe ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë.
Mes lotësh 17 vjeçarja ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë. Ajo shprehet se ata kishin planifikuar se së shpejti do të bënin dasmën.