Shefqet Hasa është 55-vjeçari që u ekzekutua
mesditën e kësaj të enjte në Laknas, Kamëz.
Autori 70-vjeçar, Maliq Marku është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Shkak për tragjedinë mes fqinjëve ku mbeti i plagosur edhe 50-vjeçari Besim Keqja,
është bërë një kanal i ujërave të zeza mes tri shtëpive të fqinjëve.
Policia ka arrestuar autorin dhe i ka sekuestruar armën pistoletë TT, ndërkohë që 50-vjeçari i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë.