Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë Korçën,
teksa ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-gruan dhe i ka vendosur flakën.
Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa, dhe ka kryer aktin e rëndë.
Top Channel bën me dije se gruaja 31 vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.
Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci.