Erjola Doçi ka zbuluar mbrëmë nëse ka pasur apo jo mesazhe mes saj dhe Romeo Veshajt
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Erjola Doçi e cila u eliminua nga gara vetëm pak ditë më parë, është pyetur mbrëmjen e kaluar nga moderatori Ledion Liço sesi qëndron e vërteta e mesazheve mes saj dhe Romeo Veshajt.
Moderatorja tha se nuk ka pasur kurrë mesazhe nga aktori, ndërsa u shpreh se fituesi i këtij edicioni sipas saj është Julian Deda.
Pjesë nga biseda:
Erjola: I bëra bllok por nuk e ofendova dhe nuk nxora asgjë të besuar të tij te unë. Mesazhe jo nuk kishte. Nuk ka pasur kurrë mesazhe.
Ledioni: Se mos e thua në ndonjë emision tjetër
Erjola: Jo jo, po nuk ia the Ledjonit të palarat
Ledioni: Ti do që të fitojë Juli?
Erjola: Julin dua që të fitojë, por hatër mbetje kam. Jam mes dy personave…