Efi Dhedhes së fundmi ka qenë e ftuar në “
Mosi bjer me Top”, ku ka ndarë më
shumë detaje rreth jetës së saj.
Ish-banorja e BBV2, deklaroi se i ka dhënë fund
marrëdhënies me partnerin e saj pas 1 viti lidhje.
Ky konfirmim nga Efi erdhi pas lajmeve për një shtatzëni të mundshme, lajm të cilin po ashtu e mohoi në intervistë.
Sot, Efi ka ndarë një Instastory ku një ndjekëse i shkruan se ka qenë shtatzënë, por e ka abortuar.
“O Efi para nje muaji kur rreklamove parfum e pate barkun e madh a ke abortuar? Te kuptoj se je ndare po femija bre te te dhemb zemra. E pash intervisten me Ronaldon ku the se s’jam shtazene. Paç fat moter”
Këtij mesazhi Efi i ka kthyer përgjigje publikisht, ku shkruan: “Ore ju s’jeni mire perfundimisht…Keni filluar edhe shpikjet tani” – duke mohuar çfarëdolloj aludimi të tillë.