Dalin detaje të reja nga ngjarja e një dite më parë,
ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij.
Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.
Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.
Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.
Burime pranë këtij grupi thanë se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.
Burime të siguruara thanë se Bledar Trëndafili e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për ti kërkuar të heqë dorë nga divorci.