Të shtëna me armë kanë ndodhur në Laknas,
ku raportohet se një persona ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë,
ndërsa ende nuk dihen detaje të ngjarjes.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se raportohet për të shtëna me armë,
e si pasojë një 70-vjeçar ka vrarë një persona dhe ka plagosur një tjetër.
Mësohet se Maliq Marku ka vrarë Shefqet Hasën dhe ka plagosur Besim Keçën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta,
“shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç”.
Besim Keça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.