Pas eleminimit të Ilnisa Agollit nga ‘BBV’, Meriton Mjekiqi është ndier i vetëm në këtë garë për të fituar çmimin e madh.
Së fundmi moderatori i ka kërkuar falje Rike Roçit për të gjitha gjërat e padrejta që ia ka bërë asaj, ndërsa tha se e vlerëson shumë sepse është njeriu i tij.
“Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot” – u shpreh Rike, e cila tregoi që pavarësisht se akoma nuk i ka harruar inatet që ka me të, modeles i vjen keq ta shikojë Meritonin në këtë gjendje.
“Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”- i tha banori i penduar, megjithëse Rike u shpreh se do të flasin sapo të dalin jashtë.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Ty të vlerësoj, të falenderoj. Më fal për çdo gjë, nga dita e parë deri më tani të kërkoj falje 1000 herë
Rike: Unë kam inatet e mia. Më vjen keq të shikoj kështu, dua të të shikoj kështu
Meritoni: Kalon. Kemi kaluar shumë gjëra por këtë Big Brother kam përjetuar shumë gjëra
Rike: E kishe menduar kështu
Meritoni: Se kisha menduar asnjëherë. Në këtë shtëpi jam prekur te njerëzit e mi më të dashur. Njerëzit nga jashtë nuk e kuptojnë ndoshta, por emocionet dhe ngjarjet që zhvillohen këtu janë ndryshe. Ti je njeriu im
Rike: Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot
Meritoni: Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…
Rike: Më ke ngacmuar
Meritoni: Të kërkoj falje për ngacmimet dhe për Vesën
Rike: Do flasim më lirshëm se smundemi para kamerave
View this post on Instagram