Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi kanë patur mbrëmë një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeo Veshajt, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë’ duke qenë se e konsideron shok.
Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julian Deda shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.
Pjesë nga biseda:
Juli: Gabimin e bën ai (Romeo)
Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’.
Juli: Ai ka bërë gabim që në fillim, që kur nuk zgjodhi dot. Aty e ka bërë gabimin
Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik
Juli: Ja thashë që pas asaj, sapo doli në publicitet, i thashë ‘e bëre gabim plak’. Mes shokut dhe gruas, zgjidh gruan
Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë
Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej
Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai
Françeska: A thua?
Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe
Egla: Ça i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.
Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’