Kejvina Kthella ishte një ndër personazhet që krijoji
zhurmë të madhe me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”
dhe shkak për këtë u bë nje debat i krijuar mes saj dhe Luizit,
ku përfundoi me një shuplakë në fytyrë.
Lidhur me këtë veprim, Kejvina u përjashtua nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.
Por mesa duket inatet mes dyshes së njohur kanë marrë fund pasi mbrëmjen e sotme, Kejvina ka suprizuar Luizin dhe Kiarën, duke i uruar për pritjen e ëmbël.
Personazhi i njohur televiziv i ka dërguar çiftit të dashur një tufë të bukur me lule në formë ylli, të shoqëruar me një kartolinë, brenda së cilës shkruan:
“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella”.
Ndërkohë që ka lexuar mesazhin e Kejvinës, Luizi ka shpjeguar:
“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them serish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”.