HomeKëshilla ShëndetiSi të shpëtoni nga pagjumësia? Specialisti Ylli Merja jep zgjidhjen: Nga livando...

Si të shpëtoni nga pagjumësia? Specialisti Ylli Merja jep zgjidhjen: Nga livando tek kamomili, çajrat që ju ndihmojnë jane…

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja foli për pagjumësinë. Si ta kuptoni nëse vuani nga pagjumësia kronike?

Pagjumësia nuk është një sëmundje por krijon lodhje dhe mund të çojë drejt shumë sëmundjeve të tjera nëse nuk kurohet dhe bëhet kronike. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja foli për pagjumësinë. Si ta kuptoni nëse vuani nga pagjumësia kronike?

Pagjumësia e shkallës së parë:

-Kur shtriheni për gjumë dhe ju zë nga ora 1-2 pas mesnate

Pagjumësia e shkallës së dytë:

-Shtriheni për gjumë nga ora 10-11 të darkës dhe ju del gjumi në orën 1-2 të mesnatës deri në orën 4-5 të mëngjesit qëndroni pa gjumë dhe më pas i riktheheni sërish gjumit.

Pagjumësia e shkallës së tretë:

-Zgjoheni rreth orës 2-3 të natës dhe më pas nuk flini dot më

Ndërsa shpjegoi se cilët janë shkaktarët që mund t’ju çojnë drejt pagjumësisë:

1.Pagjumësia primare

Ndryshimet e jetësës, puna me turne

Gjendja emocionale dhe stresante

Udhëtimet në vende të ndryshme të botës

2.Pagjumësia sekondare

-Gjendjet shëndetësore që shoqërohen me dhimbje në trup ( dhimbje reumatizmale, stomaku, koliti)

-Çrregullimet neurologjike si alzhaimer, parkinson, depresion

-Përdorimi i ilaçeve të ndryshme

-Gjendjet e ndryshimeve hormonale si menopuaza, infarkti, hipertiroidizmi

Mjeku popullor Ylli Merja sygjeroi disa çajra bimorë që ndihmojnë personat që vuajnë nga pagjumësia.

“Më e mira nga bimët që duket sikur të rrëmben në atë botën e saj është livando. Një çaj me livando në darkë gjysmë ore para gjumit, një orë para gjumit do të ishte një medikament rifreskues I mrekullueshëm. Gjithashtu çaji I kamomilit, është një qetësues shumë I mirë sidomos për sëmundjet e traktit gastro-intestinal.Merret një lugë gjelle çaj kamomili dhe hidhet në 200 ml ujë, shumë mirë do ishte që në darkë të përdorim edhe qumështin” tha ai, ndërsa shtoi në gamën e gjerë të bimëve që ndihmojnë në pagjumësi si bari bletës, sherebelë, dafinë, valerianë etj”

Ai sygjeroi edhe ndjekjen e terapisë së gjumit sipas këtyre pikave:

Relaksoni muskujt me anën e ushtrimeve të frymëmarrjes ( merrni frymë thellë dhe nixrreni ajrin pak nga pak 4-5 herë)

Qëndroni të çliruar në krevat dhe bëni 4-5 herë numërimin mbrapsht 10, 9, 8, 7….

Shmangni produktet që vështirësojnë gjumin si kafe, pije energjike, alkool

Mos hani darkë para se të flini

Krijoni një orar të caktuar gjumi

 

Ndërsa theksoi se organizmi ynë mund të pësojë sëmundje nga më të ndryshmet nga pagjumësia. Ku ndër kryesorët është mëlçia dhe zorra e trashë. Gjithashtu mund të bëhet pararendëse për ankthin, stresin, alzhaimerin./Shqiptarja.com

TË FUNDIT