Franceska pas eliminimit të saj nga shtëpia e BBV 3, u intervistua në studio përreth eksperiencës së saj si banore dhe se kë shihte realisht si fitues të këtij edicioni.
Modelja shpjegoi se si me hyrjen e saj i është dashur të tregohet më e ashpër për shkak të situatave të krijuara në shtëpi. Ajo shprehet se Franceska e vërtetë është kjo e 4 ditëve të fundit në shtëpi, një grua e qeshur dhe që tregon dashamirësi.
E pyetur nga Arbri se sipas saj kush e fiton këtë edicion, Franceska u shpreh se sheh kokë më kokë Eglën dhe Julin, por dëshira e saj është ta fitojë ky i fundit.
Pjesë nga intervista:
Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.
Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.
Ledioni: Gazi, çfarë halli ke Gazi?
Gazi: Doja t’i thoja Françeskës vetëm një gjë që më ka mbetur peng; është missi më i bukur që kam njohur ndonjëherë.
Françeska: Faleminderit shumë Gazi. Pra nuk qënkam miss shkalla…
Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e 4 ditëve të fundit?
Fran֛eska: Po.
Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana… Në trysni e sipër…
Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.
Arbri: Kush e fiton Big Brother?
Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.