Banorëve iu dha mundësia të lexojnë lajmet e shkruara për ta.
Një ndër to ishte dhe lajmi se Massimiliano, ish-banor në ‘Grande Fratello’ do të përballet me Heidin në shtëpinë e Big Brother Vip 3.
Rikujtojmë se Massimiliano dhe Heidi kanë pasur njëfarë romance brenda ‘Grande Fratello’-s, e cila nuk u prit mirë nga i ati i Heidit, i cili e cilësoi Massimiliano-n si një njeri të dhunshëm dhe manipulues. Për këtë arsye Heidi la lojën përgjysmë.
Kaq mjaftoi që pyetjet në lidhje me të të gëlonin në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Ishte Meritoni ai që këmbënguli të merrte vesh diçka më shumë rreth situatës dhe pse Massimiliano do të përballet me të.
Heidi nga ana tjetër u përgjigj se me të e lidhin vetëm probleme ligjore që nisën pas daljes së saj nga ‘Grande Fratello’ dhe se nuk do të flasë më tej për këtë temë.
Nga ana tjetër Meritoni theksoi se ajo i detyrohet një shpjegim publikut.
Ata që më votojnë dhe më shohin, shohin rrugëtimin tim këtu, s’kanë punë me gjërat e mia në Itali, – u shpreh ajo.
Megjithatë, Meritoni këmbënguli të merrte vesh diçka më shumë në lidhje me këtë çështje. Heidi nga ana tjetër ka bërë me dije se janë probleme ligjore, si me personin në fjalë dhe me televizionin, dhe avokatët e kanë këshilluar të mos flasë për këtë temë.
Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në ‘Big Brother VIP’ për arsye të tuat, që i ke publike dhe unë po të pyes.
Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?
Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të, sepse ka diçka që…
Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda.
Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?
Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia.
Meritoni: Çfarë përplasjesh?
Heidi: Zënka, debate.
Meritoni: Deri në çfarë shkallë?
Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia, kam dhënë intervista duke i mëshuar ideve të mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët.
Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?
Heidi: Janë gjëra mes meje dhe televizionit italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi.
Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin.