Disa ditë më parë Sara vendosi të hapë zemrën me Erjolën dhe t’i tregojë për lidhjen që ajo kishte lënë pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me boksierin Jurgen Uldedajn.
Sara tregoi se ai kishte një ndeshje të rëndësishme për të cilën ajo uroi që ta fitonte,
si dhe shtoi se ka pritur për një shenjë nga ai brenda shtëpisë.
Sot në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit ku shkruante: “Kampion bote!”
Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit: “E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Ndërsa Bardhi i tha: “Qenka djalë i mirë”, teksa ka puthur Sarën.