“Më ka thënë ‘ti nuk di të shijosh jetën’ sepse donte të më jepte alkool.
Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën.” – ka qenë kjo një pjesë nga rrëfimi i Einxhel Shkirës në “Goca dhe Gra” lidhur me një ngjarje që i ka ndodhur në moshën 15-vjeçare të cilën e cilësoi si abuzim të mirëfilltë për motive përfituese s*ksuale.
Rrëfimi i saj (ndër shumë komente pozitive) ka pasur edhe komente negative ku si shpeshherë ka ndodhur, fajin ia lënë viktimës e aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe publikë.
Lidhur me komentet për Einxhelin ka reaguar Sara Gjordeni, e cila ka folur për komentet që shpesh vajzat e showbiz(dhe jo vetëm) hasin në rrjet dhe në opinionin publik.
Së fundmi, Gjordeni e ka përmbyllur reagimin e saj duke treguar se në biznesin e ri që do të hapë së shpejti, po kërkon tashmë vetëm vajza.