Samanta Karavella bëri një postim në rrjet,
ku u shfaq e veshur sportive dhe na tregoi një pamje mbresëlënëse të natyrës.
Megjithatë, fokusi i komentuesve shkoi diku tjetër: Tek ai që pretendohet të jetë një bark i rrumbullakosur.
Postimi, përpos komenteve me emoji, pati edhe komente të tipit: “Je shtatzënë?” ose “Po vjen një bebush”.
Ku u bazuan njerëzit?
Me shumë gjasa te pozicioni që ka marrë këngëtarja, e cila ka futur duart në xhepa. Ajo mund t’i ketë shtyrë duart para, ose vërtet i ka mbështetur në një bark të rrumbullakosur.
Ndërkohë, vetë Samanta nuk ka bërë një reagim nëse është apo jo në pritje të ëmbël, por nëse ka një konfirmim/mohim, këtu do të jemi, do t’ju përditësojmë.