Rudina Dembacaj do të rikthehet në postin e moderatores: Burime për “Panorama”
bëjnë me dije se aktorja do të jetë në sezonin e ri televiziv si moderatore në krah të Heidit Baci,
tek emisioni “Goca dhe Gra”. Pas disa eksperiencave sporadike
që ajo ka pasur si moderatore tashmë ajo do të jetë çdo javë në ekran, ku veç se do të moderojë, do të ndajë edhe copëza nga jeta e saj, tashmë si grua e martuar.
Kujtojmë se kjo hapësirë e re për Rudinën, gjendet pikërisht pas largimit të Arbana Osmanit nga ekrani.
Kujtojmë se dy zonjat e televizionit nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën.
Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush.
Bëhet fjalë për partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuari i Rudina Dembacajt vite më parë.
Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin,
Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur:“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”,
ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit.