Me rinisjen e formatit më të ndjekur ‘BBV3’ kemi kuptuar
deri diku marrdhënien që artistët kanë me njeri-tjetrin,
disa prej tyre të mirë e disa të tjerë jo, për shkaqe nga më të ndryshmet.
Siç e kemi vënë re dy prej banoreve të shtëpisë nuk kanë aspak marrdhënie të mirë bashkë.
Bëhet fjalë për Roza Latin dhe Meri Shehun, zanafilla e debatit të tyre siç duket i paska rrënjët e thella.
Ky debat ka nisur që jashtë shtëpisë së spektaklit televiziv “Big Brother-it”.
Të ftuara të dyja në “E Diell” Roza ka hedhur një “kunjë” drejt Merit ,
ku ka thënë se për të profesoresha më e mirë e horoskopit është Rezarta Shkurta,
kjo pasi ajo ishte e vetmja që i kishte injektuar informacionin e karakteristikave të shenjave
të horoskopit dhe me kalimin e viteve Roza kishte kuptuar që çdo gjë e thënë prej saj ishte e vërtetë.
Sic duket kjo deklaratë ka fyer drejtpërdrejtë astrologen Meri, e cila ishte e pranishme në studio dhe në mënyrë të menjëhershme replikon: ‘Po mirë e përshëndesim se unë e kam kliente…’