Ditën e sotme mbaroi kontrata një vjeçare e Luiz Ejllit me televizionin e njohur, “Top Channel”.
Këngëtari nuk nguroi ta falenderonte nëpërmjet një postimi në InstaStory televizionin për mundësinë që i dhanë.
E duket se Luizi nuk ka humbur kohë pasi i është dashur të presë një vit për të qenë imazhi i pijes “Golden Eagle”— histori e cila është e njohur tashmë për të gjithë.
Pak më parë ka qenë vetë faqja zyrtare e pijes Golden Eagle ajo që ka zbuluar në Instagram se imazhi i tyre i ri do të jetë pikërisht këngëtari Luiz Ejlli.
View this post on Instagram