Pasditja e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate
të forta vetëm pak orë larg spektaklit të mbrëmjes së sotme.
Shkak është bërë një veprim i Romeos ndaj Erjolës duke i hedhur një pije energjike në dekolte,
veprim të cilin banorja e ka cilësuar të turpshëm dhe seksuale
nga e cila më pas ka shpërthyer në lot dhe është mbyllur për rreth dy orë në tualet.
Ky gjest ka ndezur debate në shtëpi ku shumica prej banorëve i kanë dalë në mbrojtje Erjolës dhe kanë nisur të gjykojnë Romeon. Njëri prej tyre edhe Graciano, me të cilin aktori ka patur shpesh përplasje.
Romeo është shprehur se gjesti nuk ka qenë i qëllimshëm por në kuadrin e shakasë. Kjo situatë pritet të marrë vëmendje edhe “Prime-n” e sotëm.
View this post on Instagram