Heidi Baci është bërë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e saj në “Grande Fratello”.
Gjatë rrugëtimit të saj në reality show-n italian, ajo u pa mjaft e afërt me aktorin e njohur, Massimiliano Varrese, i cili është disa vite më i madh.
Pas vizitës së bujshme të babait të saj, Genti, të cilit nuk i pëlqente afërsia me aktorin, Heidi doli nga shtëpia, duke vazhduar më pas eksperiencën e saj në “Big Brother VIP3” në Shqipëri.
Mbrëmjen e djesh,e Meriton Mjekiqi e ka pyetur Heidin për deklaratën e Massimilianos se do të përplaset me konkurrenten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Baci hezitoi të përgjigjet sepse tha se avokati i saj i ka thënë që mos të flasë pasi janë gjëra ligjore.
“Problemi është që unë kam pasur përplasje, debate, zënka me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia”– tha Heidi.
“Janë probleme mes meje dhe televizionit Italian. Ka të bëjë me daljen time”, vazhdoi ajo, megjithëse Meritoni ishte dyshues në gjërat që po i tregonte banorja.