Vendi do të përfshihet nga reshje
të dendura shiu gjatë orëve në vijim.
Siç kishte raportuar AlbEu,
reshjet e dendura do të nisin fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës
dhe më pas do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin e vendit gjatë natës.
Në fakt, masat ajrore të mbushura me shi janë formuar tashmë në Adriatikun verior dhe shkarkojnë sasi të mëdha reshjes në Malin e Zi në këto momente, por do të zbresin edhe në territorin tonë gjatë orëve në vijim.