ky është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë,
e cila u nda nga jeta pesë muaj më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Aktori i humorit, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foto me bashkëshorten e ndjerë e cila bën sot pesë muaj që është ndarë nga jeta.
Në një intervistë që Agron Llakaj bëri në fillim të këtij muaji, ai shprehu mallin e tij të madh për Konstandinën e tij.
Ndarja nga jeta e Kostandinës ka qenë një moment i cili ka prekur thellë jo vetëm Agronin, por edhe të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan.
Aktori vazhdimisht ka rikujtuar bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, ku ka treguar dhimbjen e madhe që po kalon, dhe mungesën e saj në jetën e tij dhe të familjarëve.