Mediat rozë ziejnë prej javësh për marrëdhënien e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.
Dyshja shumë e dashur nga publiku, vendosi javë më parë t’i drejtohej Gjykatës së Tiranës për të bërë zgjidhjen e martesës,
me pretendimin se për shkak të konflikteve të vazhdueshme ajo e kishte humbur funksionin e saj.
Së fundmi, gazetarët e “Pushime on Top”, e kanë pyetur Xhensilën për arsyen e ndarjes me Bes Kallakun. Këngëtarja e ka refuzuar të japë një përgjigje në lidhje me këtë çështje.
“Donim të shuanim një prej kureshtjeve më të mëdha të shoëbizit të muajve të fundit, por fatkeqësisht morëm një përgjigje negative,
një refuzim, nuk e dimë nëse kjo do të jetë një mënyrë që çifti të vazhdojë ta mbajë publikun të ingranuar,
duke rritur më tej shitjet e tyre nga ana profesionale”, tha gazetarja e Pushime On Top.