Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, është pyetur në lidhje me ndarjen me Besart Kallakun, në Pushime On Top, por ka refuzuar të përgjigjet.
Ajo ende nuk ka bërë një reagim zyrtar, në lidhje me krisjen e marrëdhënies së tyre.
“Donim të shuanim një prej kureshtjeve më të mëdha të showbizit të muajve të fundit, por fatkeqësisht morëm një përgjigje negative,
një refuzim, nuk e dimë nëse kjo do të jetë një mënyrë që çifti të vazhdojë ta mbajë publikun të ingranuar,
duke rritur më tej shitjet e tyre nga ana profesionale”, u shpreh gazetarja.