Në prime-n e djeshëm të “Big Brother VIP Kosova”,
konflikti mes Kevinit dhe Xuxit ishte tema kryesore e diskutimeve.
Debati mes tyre, i cili ndodhi pak netë më parë, u përshkallëzua aq shumë sa produksioni u detyrua të ndërpresë transmetimin.
Gjithçka nisi kur Kevini, siç duket nga pamjet, ia ndërpreu gjumin Xuxit. Kjo situatë acaroi këtë të fundit, i cili kërkoi sqarime nga Kevini.
Megjithatë, biseda mes tyre u kthye shpejt në një përplasje të ashpër verbale që bëri bujë jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë saj.
Opinionistja Olta Gixhari nuk i kurseu komentet e saj për këtë situatë. Ajo kritikoi Kevinin për agresivitetin e shfaqur, duke vënë në dukje se ishte e habitur nga sjellja e tij:
“Unë të përgëzojë se ne për 1 muaj e gjysmë nuk të paskemi njoft dhe është dashtë me dalë Ana nga shtëpia që të nxjerrësh Kevinin e vërtetë mbase dhe këtë agresivitet që me të thënë të drejtën po çuditem që po e shoh. Gjumi është i rëndësishëm – po aq i rëndësishëm sa ushqimi,” tha Gixhari, duke shtuar një notë ironie në analizën e saj.