Aktorja e njohur Olta Gixhari ka qenë e ftuara e radhës në shtëpinë
e Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”
e si një nga yjet më të komentuar të shtëpisë së BBV2 ku Arbana ishte moderatore, nuk kishte si të mungonin edhe pyetje rreth asaj eksperience.
Si fillim, Arbana e ka pyetur Oltën nëse ishte penduar për vendimin që mori për t’u larguar nga shtëpia me vullnet të lirë 100 ditë pas qëndrimit të saj në BBV2, vendim për të cilin Olta u shpreh se nuk ishte penduar aspak.
“Nuk më vjen keq fare të betohem. Nuk jam penduar. Kur je aty brenda, e ke të vështirë të marrësh një vendim për të dalë sepse kaq shumë përfshihesh. Pastaj kur del për një sekondë, ti harron ku ishe. Të paktën kështu më ndodhi mua“,u shpreh Olta.
Më tej, Olta vazhdon: “Nuk ma kishte marrë mendja kurrë atë situatë që prita edhe sot jam akoma e çuditur. Nuk e kuptoj dot, por ca gjëra nuk kanë shpjegim.”
Sa i përket nëse ka komunikim me një prej ish banoreve të BBV2, Efi Dhedhes, Olta tha:
“Jo, nuk kam folur kurrë. As para, as pas, as në mes, as gjatë. Nuk na lidh asgjë bashkë.”