Që prej hyrjes së tij në “Big” të gjithë e njihni shumë mirë Atilla Kardesh
, që u largua nga formati i “BBVK” dy ditë më parë si pasojë e rrëmujës që u krijua jashtë ambienteve të shtëpisë për hyrjen e tij në format, pas dhunës së kryer ndaj ish bashkëshortes që aktualisht ndodhet në “BBVK” dhe për një kohë fare të shkurtër qëndruan sërish në të njëjtin ambient, por kësaj rradhe në distancë dhe me kamera në çdo cep.
Sakaq mbrëmjen e djeshme në studio të “BBVK” ka qenë vet Atilla, i cili ka folur rreth eksperiencës së tij të shkurtër në format. Mirëpo gjërat ndryshuan kur Milaim Zeka, gjatë një bisede me të, e përmendi hapur të kaluarën e tij në Suedi.
Në deklaratën e spektaklit të shkuar në BBVK, ku Atilla u bë pjesë e shtëpisë e Milaimi tha se Atilla ka qenë i fejuar me kushërirën e Dianës dhe se Drenusha ka ‘shkaktuar’ ndarjen e tyre.
Edhe këtë herë, Milaimi ka dhënë një deklaratë tejet të fortë lidhur me ish banorin.
Në bisedë, Zeka tha: “Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë i dënuar, ke qenë në burg në Suedi, mos me shti me fol.”