E ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana”
ishte transgjinorja e njohur dhe e komentuar në rrjetet sociale, Amber Candy.
Ajo e nisi intervistën duke folur për paragjykimet në Shqipëri:
Vendi jonë është pak i egër por vetëbesimi të bën të ecësh përpara pasi shoqëria shqiptare të bullizon.
Pse vendose emrin Amber Candy?
Mendova të zgjidhja diçka të ëmbël, Amber është dhe guri im i fatit.
I rashë shkurt domethënë. (qesh)
Cilat janë disa nga ndërhyrjet që ke bërë?
Në trup nuk kam ndërhyrë përveç gjoksit.
Gjoksin e kërkova katër por ma bënë tresh. (qesh)
Si është jeta në Shqipëri?
Termi trans është pak i gabuar në fakt.
Ne po bëjmë jetë normale, kemi marrëdhënie me shumë njerëz.
Shqiptarët bëjnë kot, unë po bëj jetë normale në Shqipëri.
E pyetur nëse është në një lidhje, Amber zbulon:
Po, kam dy vjet që jam në një lidhje.
Jam njohur në Itali, na bashkoi brioshi. (qesh)
Mund të na japësh disa detaje të tjera?
Nuk e reklamoj burrin se ma marrin të tjerat (qesh)
Ethet “Big Brother Vip Albania” po afrojnë, do të pëlqente të ishe pjesë e këtij formati?
Për mua do të ishte okej, do t’i jepja publikut shqiptar gjininë e tretë në mënyrë që brezi i ri ta mësonte.