Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku foli gjërë e gjatë pas aludimeve që ngriti eleminimi i tij i papritur nga “Big Brother Vip”.
Me anë të një postimi në Instagram ai ironizoi autorët e “BBV” dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre.
Aktori i humorit u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.
Mirëpo teksa ky reagim i Olsit u përkrah nga një pjesë e publikut, kishte edhe të tjerë që e komentuan negativisht.
Për këta të fundit aktori bëri një tjetër reagim ndërkohë që nuk e kurseu një kunjë për moderimin e Ledion Liços, që është komentuar kaq shumë këtë sezon.
“Bëjini pak screenshoot profileve që kanë komentuar negativisht tek posti im se janë po të njëjit në faqen e tjera që komentojnë “moderimi BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër”