Olsi Bylyku bëri mbrëmë një deklaratë të gjatë ku ironizonte BBV
dhe theksonte se nuk është bërë pjesë e asaj aventure për të përfituar një pozicion pune pas saj.
Ky reagim i Olsit u përkrah nga një pjesë e publikut, por kishte edhe të tjerë që e komentuan negativisht.
Për këta të fundit aktori bëri një tjetër reagim ndërkohë që nuk e kurseu një kunjë për moderimin e Ledion Liços.
“Bëjini pak screenshoot profileve që kanë komentuar negativisht tek posti im se janë po të njëjit në faqen e tjera që komentojnë “moderimi BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër”, shkruan Olsi.