Pas daljes së menjëhershme nga “BBV3”, reagimet nga Olsi Bylyku kanë qenë të pakta dhe pothuajse fare.
Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë intervistë për të folur lidhur me eksperiencën që pati brenda shtëpisë dhe pse zgjati shumë pak.
Pas disa ‘kunjave’ që ka hedhur nëpërmjet disa postimeve për produksionin, mbrëmjen e djeshme ai ka zgjedhur të reagojë ndryshe dhe të sqarojë gjerë e gjatë situatën.
Olsi tregon se nuk ka pranuar të bëjë kompromise pasi ka arritur çdo gjë vetë dhe kjo ka bërë që ai të dalë. Duket se ai ka thumbuar paksa dhe banorët e tjerë, pasi sipas tij çdo kujt i janë bërë premtime si këngë hit, emisione, filma etj.
Gjithashtu Olsi shprehet se autorët e BB VIP kanë hapur fjalë apo informacione që nuk duhet ti nxirrnin e siç thotë vetë ai “gjyqet që ka”. Me aq sa kuptohet nga shkrimi duket se ai madje ka kërkuar 300K për të firmosur kontratë për të folur për ndjenjat e tij gjë të cilën nuk e ka bërë.
Olsi e konsideron show-n si një “tavë”, ku “fituesi merr vetëm kockën”. Në gjithë këtë shkrim të gjatë, ajo që kuptohet qartë është gjithë mllefi që Olsi ka mbledhur kundrejt produksionit të BB VIP.