Këngëtari shkodran Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito vazhdojnë të mbeten një ndër çiftet më të komentuara në median rozë.
Së fundmi Luizi ka vendosur që t’i lyejë sërish flokët, duke u shndërruar në biond.
“Kiara si i kam tani”? e ka pyetur këngëtari bashkëshorten e tij, së cilës i ka pëlqyer shumë ndryshimi që Luizi ka bërë.
“Tani po, ka lezet”- u shpreh Kiara, ndërsa këngëtari nga lumturia filloi të këndonte dhe kërcente në mes të sallonit.
Dyshja u dashuruan dhe u lidhën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa u martuan së bashku në natën finale të spektaklit.
Pas daljes nga shtëpia çiftin vazhduan që të bashkëjetonin së bashku, teksa së shpejti Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, dhe e vogla e tyre është vajzë.