Balina Bodinaku, ish-opinioniste në “Big Brother Vip 1”, me sa duket e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë.
Ajo ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti dhe sjelljet e tyre të papërshtatshme me njëri-tjetrin.
Balina ka vënë theksin tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën.
Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia.
Si sjella e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh.
Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi deri dhe në përjashtim, nëse do jetë e nevojshme, e kujtdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta. Do ta çonte Bigun në krejt nivel tjetër.