Alandy, producenti i njohur e njëkohësisht bashkëshorti i
Palomës, u bë pjesë e historisë së BBV1, teksa rrëfimi i gazetares e përfshiu në dinamikat e ngjarjes në atë kohë, ku u zbuluan edhe pjesë nga marrëdhënia e tyre.
Që nga ajo kohë, producenti është aluduar shpesh se do të bëhej vetë pjesë e reality show-t të njohur, njëherë në edicionin e dytë, ndërsa tani, gjithmonë e më shumë përflitet si një nga konkurrentët e edicionit të tretë.
Në lidhje me këtë ka folur Paloma në “Natën me Aulonën”, ku u shpreh se në fakt bashkëshorti i saj e ka dëshirën për të qenë pjesë e programit.
Nga ana tjetër, ajo foli edhe për periudhën pasi ajo ndau detajet e vështirsive të martesës së tyre, duke u shprehur se Alandy e përjetoi shumë keq dhe se kjo gjë e dëmtoi shumë, madje kishte kërkuar edhe ndarjen, por cdo gjë tani është rregulluar dhe me shumë gjasë, do ta shohim në reality show.
View this post on Instagram