Në një bashkëbisedim me Gjestin, këngëtarja
Rovena Stefa ka folur rreth muzikës dhe jetës së saj private.
Sipas saj, përveç tjerash, përkushtimi ndaj muzikës ka edhe sakrificat e veta.
Gjithashtu ajo tha se duke qenë se i është dhënë shumë karrierës, nuk ka arritur të martohet dhe të krijojë familjen e saj.
“Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë po shumë muzikës”, u shpreh Rovena.
Më tej këngëtarja foli edhe për preferencat e saj ndaj mashkullit që do të kalonte jetën.
“Nuk dua ta kem burrin muzikant apo menaxher, dua ta dua dhe të më dojë pa interes”, është shprehur ajo.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë ishte një thumb për vajzat e estradës të cilat janë kurorëzuar me menaxherët apo muzikantët e tyre.
Për më tepër ndiqni videon: