Ish-opinionistja e Big Brother Vip Albania 1,
Balina Bodinaku ka rrëfyer për herë të parë se
është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe se po mëson të jetojë me të përtej vështirësive.
Duke e konsideruar si momentin më të vështirë të jetës së saj, Bodinaku trego0n se nuk e shikon si dramë dhe vazhdon të punojë.
Në një intervistë televizive ajo e përshkruan veten me një natyrë luftarake dhe ndonëse nuk dha detaje të mëtejshme, përmes shakasë tha se jeta siç ka vite që lufton me këtë sëmundje, nuk i kërcënon as jetën së afërmi.
“Jam diagnostikuar me sëmundje të rëndë.
Kam vite qe luftoj me këtë sëmundje.
E quaj një sfidë, provë.
Të gjithë kanë provat në jetën e tyre.
Mësoj shumë, njeh veten, sheh veten, te tjerët ndryshe.
Kupton që asgjë nuk është e pamundur.
Mëson të jetosh me këtë, përtej vështirësive, kufijtë nuk ekziston, e pamundura nuk ekziston.
Është thjesht çështje vetëbesimi, jemi në këtë jete për te kaluar edhe prova.
Nuk e shikoj si një dramë, por vështirësi.
Vazhdoj te punoj.
Ky është momenti më i vështirë i jetës sime.
Kanë kaluar së paku 10 vjeçare me këtë sëmundje, ka ulje dhe ngritje te vetat.
Jam natyrë luftarake.
Nuk është një moment i vështirë, por janë vite.
S’dua te jap detaje.
Nuk do të vdes së shpejti (qesh).”, thotë Bodinaku gjatë rrëfimit të saj.