Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe
menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar.
Ditë më parë ka qenë Sara Gjordeni, ajo e cila përmes Instagramit ka treguar se menaxheri ia ka anuluar koncertin Bardhit.
Por tani Bardhi nuk figuron as në Instagram, llogaria e tij është ‘deaktive’ për momentin.
Akoma nuk dihet nëse e ka mbyllur me dëshirën e tij apo mund të jetë problemi i radhës me menaxhmentin.