Ana Kauri ka qenë një ndër personazheve më të përfolur dhe më të ndjekur nga programi “Për’puthen”.
Mirëpo ajo vendosi që pas largimit nga programi ‘mos të bëhej e gjallë’ në ekran, por të merrte disa kohë pauzë.
Por kjo nuk do të thotë se Ana ka hequr dorë nga televizioni!
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera u pyet për një riktmim të mundshëm në ekran.
Ana u shpreh se bota e televizionit i ka pëlqyer gjithmonë andaj nuk mendon se do të ketë ndonjëherë shkëputje totale.
Ajo bëri me dije se nëse do t’i ofrohet një pozicion i pershtatshëm për të, do ta shfrytëzojë.