Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën
dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë,
duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin.
Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i debateve mes fqinjëve Maliq Marku
, Shefqet Hasa, Besim Keça që më pas ka degraduar në përdorimin e armës.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.