Një video është publikuar nga “Big Brother VIP Kosova 3”,
ku shokoi të gjithë banorët. Ishte fjalë për një bisedë të Eduartit me Drilonin, ku flisnin për modelen Sara Kolami.
Edi në një moment e quajti Sarën k**vë, teksa bisedonte me boksierin në gjuhë gjermane.
“Erdhi kjo kur*a”, Sara Kolamit i shfaqin klipin ku e shajnë, banores së Big Brother i bie të fikët
Ky moment më pas u komentua në masë të madhe nga konkurrentët e tjerë, të cilët reaguan të revoltuar.
Modelja nga Shqipëria theksoi se kjo nuk duhet t’i thuhet asnjë femre, e më vonë edhe shihej në siklet.
Në një moment u ul poshtë divanit dhe për pak sa nuk i kishte rënë të fikët për shkak të gjithë kësaj situate që u krijua.
Banorët i ofruan ndihmë menjëherë duke i sjellë ujë e duke i qëndruar afër.