Xheraldina Vula , nëna e Ledri Vulës, njihet për natyrën e saj të hapur dhe gazmore.
Së fundmi e ftuar në emisionin ‘In & Out’
ajo ka rrëfyer shumë histori nga jeta dhe karriera e saj.
Por midis të tjerash ajo u pyet edhe se si janë raportet me Sarën,
ish nusen e saj, tashmë që ajo dhe Ledri i dhanë fund martesës së tyre.
Puetjes ajo nuk i është përgjigjur direkt, por tha se “Unë i kam punët me krejt mirë”.
Ndarja e Ledrit dhe Sarës tashmë është bërë fakt në media, ndërsa nga vet çifti nuk erdhi asnjëherë një konfirmim apo mohim i zërave, përveç konfirmimit të ndarjes nga ana e menaxherit të Ledrit.