Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP, Meritoni dhe Ilnisa kanë bërë një diskutim,
pasi kjo e fundit mbeti e prekur nga debati me Riken.
Ilnisa shpërtheu në lot dhe i tha Meritonit se për të ai tani është thjesht shok dhe “kaluan bukur për aq kohë që kaluan bashkë”.
Ti u tregove ai që u tregove dhe unë po tregohem ajo që jam. Je njësoj, siç është Graciano je dhe ti. Shok ai, shok ti. Për aq kohë sa kaluam bashkë, kaluam shumë bukur. Ishte lezetshëm”, -tha Ilnisa u përlotur, “Ta kishe menduar më mirë përpara këtë gjë! Ta kishe menduar mirë përpara se të hyje në zemrën e madhe të Rikes.
Duket se me këto fjalë, Ilnisa i ka dhënë fund raportit me Meritonin. Mirëpo, pak minuta më vonë ata shkëmbyen puthje e përqafime, duke e lënë të paqartë marrëdhënien e tyre./e.t